Document Actions
logo museo napolibeniculturali

SEKSIONI III : Neoliti dhe Epoka e Metaleve

Shfaq objektet »

Sezione 3: Neolitico ed Età dei Metalli
Salla VI - Neoliti dhe Epoka e Metaleve

Me seksionin e Neolitit dhe Epokes te Metalve kompletohen tregimet parahistorike te Salentos.

Neoliti perfaqeson nje faze te rendesishme dhe te pakthyshme te evolucionit te shoqerise te njeriut. Kalohet ne nje ekonomi te bazuar mbi prodhimet agrikultore qe do ta çoje shoqerine drejt kompleksimit dhe shtresezimit te saj gje qe na e ben ta dallojme pikerisht lindja e vendbanimeve te para, ne pergjithesi fshatra prane te cileve njeriu praktikon per here te pare zbutjen e kafsheve, punimin e e qeramikes, thurjen dhe me kalimin e kohes shtimin e shume aktiviteteve artizanale.

Roli i Salentos ishte shume i rendesishem ne perhapjen e kultures te re neolitke ne tere gadishullin lindor (e ashtuquajtura neolitizim) duke patur nje gjalleri te madhe qe ne fazat e para (fundi mijevecarit VII – fillimi mijevjecarit VI para eres sone) me disa nga fshatrat me antike te Evropes perendimore te vendosur prane bregut. Gjurme te tyre mund ti gjejme ne Torre Sabea ne Gallipoli. Nga bregu popullata neolitike perfshiu shpejt territoret me te brendshem me vendbanime gjithnje e me te shtrire ne territore fertile ku mund te gjendeshin perrenj te vegjel si dhe rifrekuentimi i shpellave, kesaj rradhe jo per qellimi banimi por kulturore.

Vazot e shpelles Zinzulusa dhe shenjat e vizatuara ne shpellen Cervi na futin ne sferen religjoze qe behet gjithmone e me komplekse , me rite dhe me shenjterine e lidhjeve tribale dhe kultit te te vdekurve deri ne ritet per femijet gjurme te te cilave i gjejme me qindra ne shpellen Cervi.

Dokumente te rendesishem, me se shumti prej qeramike te ardhura nga fshatrat e Epokes te Bronxit na tregojne gjallerine e territorit salentin ne nje periudhe tashme ne kontakt me Historine, e karakterizuar nga strategji te reja territoriale dhe aspekte te reja social-politike qe shpesh kane cuar ne tensionime situatash provat dramatike te te cilave i gjejme ne shume site. Gjithashtu kemi ne kete periudhe dhe lindjen e rendesishme te impulseve social-kulturore te reja si miqesia e gjate me lundertaret mikenj, midis shek. XVI dhe XI para eres sone, me brigjet shqiptare dhe epiriote.
Ilustrimi i “dolmen” dhe “menhir” , monumente megalitike te shperndara ne territorin salentin dhe te ralizuara nga popujt e asaj kohe ne kete peridhe te fundit kompletojne tregimin e prehistorise salentine duke sjelle historine e re te lidhura me boten mesapike.


Bibliografi:

G. Cremonesi, Nuovi dati sul più antico Neolitico della Penisola Salentina, in AttiDaunia, VI, pp. 75-83, 1987.

J. Guillaine, G. Cremonesi (a cura di), Torre Sabea. Un établissement du Néolithique ancien en Salento, Coll. École Française Rome, 2003.

E. Ingravallo (a cura di), La passione dell'origine. Giuliano Cremonesi e la ricerca preistorica nel Salento, Lecce, 1997.

M. A. Orlando, Guida al Museo. L’Alca, Museo Civico di Paleontologia e Paletnologia “Decio de Lorentiis”, ed. Amministrazione com. Maglie, 2003.

M. A. Orlando, Attestazioni di tipo miceneo nel Salento meridionale durante l'Età del Bronzo, in F. D'Andria, M. Lombardo (a cura di), I Greci in Terra d'Otranto, pp. 39-49, Galatina, 1999.

M. A. Orlando, Il Bronzo finale nel Salento. Problemi ed evidenze, in Seminario di Studi di Preistoria e Protostoria dell'Etruria, III, Manciano-Farnese, 12-14 maggio 1995, pp. 273-286.



Shfaq objektet »

« Home | Vazhdo »

« Nëntor 2014 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri