Document Actions
logo museo napolibeniculturali

SEKSIONI IV : Etnografia

Shfaq objektet »

Sezione 4: Etnografia

Artit african - Afrikes perendimore

Seksioni etnografik qe inagurohet se shpejti shfaq koleksionin e artit afrikan qe Florio Santini i dhuroi muzeut ne vitin 2003.
Behet fjale per rreth 120reperte ne bronx, argjend, fildish, dru dhe gur nepermjet te cileve percaktohet qarte historia e mbreterive te medha te te shkuares dhe etnive tribale pjeserisht te zhdukura, arteficat e shprehjes artistiko-kulturore qe karakterizojne fillimin e shek. XV deri ne shek. XIX shume rajone te Afrikes, nga Guinea ne Senegal, nga Nigeria ne Kongo deri ne Malin perendimore.

Statujat prej bronxi te perftuara me ane te shkrirjes dhe derdhjes na futin ne gjuhen raprezentuese dhe celebruese te oborreve te mbreterise Benin (pak e njohur) e themeluar ne shek. XV nga etnia Yoruba, nje nga me te medhate ne Afrike. Ne kulmin e perhapjes se tij ne shek. XVI ky qyteterim zinte nje territor qe perfshinte zonat nga River Cross ne Nigeri deri ne Alto Volta ne Gane duke krijuar lidhje tregtare dhe politike me kolonizuesit evropiane qe ishin shkaku i renies ne shek. XIX.
Fenomeni i kolonizimit perendimor kapi dhe Ganen, u krijuan lidhje me tribune Ashanti, me se shumti per tregtine e arit i pranishem ne territorin e keti populli ne shume miniera siperfaqesore te kontrolluara nga mbreti.

Vegla te jetes te perditshme, elemente zbukurimi dhe objekte rituale shpesh te lidhur me kultin e Afikes te Zeze na çojne ne nje bote ideologjike dhe shpirterore shpesh e gjalleruar nga kozmogonia e modernitetit te tyre.

Nje shembull jane çelesat dhe dyert e mbajtesve te grurit te fshatit Dogon, etni tashme ne zhdukje ne buze te krahines Bandjagara ne Mali. Keto elemente zbukurimi jane te gdhendur me figura antropomorfe dhe perfaqesojne kultin e paraardhesve te “thirrur” per te mbrojtur te korrat dhe shtepine.

Spirtualiteti eshte ne çdo aspekt te jetes te perditshme por gjen shprehjen e tij maksimale ne cerimonite rituale kolektive gjate te cilave perdoreshin shpesh maska shume te vyera prej druri. Muzeu disponon nje maske Teke shume antike i nje etnie te vendosur midis Gabonit dhe Kongos dhe dy maska Baga te popujve te Guinese.

Seksioni duke hapur nje kalim ne boten komplekse dhe te artikuluar te etnive qe karakterizuan Afriken luan dhe rolin e nje pike nisjeje per te reflektuar mbi dialogun nderkulturor ku rol te veçante duhet te luajne tere muzete qe jane te apeluar.


Bibliografi:


Shfaq objektet »


« Home | Vizitat tematike »

« February 2012 »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
26272829
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
Usable in any browser